Eksperienca · Retreat
Kthehu
te vetja.
Retreat nuk është pushim nga jeta. Është kthim te vetja — me qëllim, me kohë dhe me vendin e duhur.
Fillo bisedën
Si lindi gjithçka
India ishte fillimi.
Dhe kthimi.
India kishte qenë në mendjen time prej vitesh, që nga Eat, Pray, Love e më pas nga biografia e Steve Jobs. Ishte një periudhë kur ndieja se rruga që po ndiqja nuk ishte plotësisht e imja. Me kohën kuptova se pengesat nuk kishin qenë dështime, por sinjale — dhe se gabimi më i madh është t'i anashkalojmë ato.
Udhëtimi im i parë drejt Indisë ma konfirmoi këtë ndjesi. Disa ditë në një Ashram — heshtja, ritmi, prania e plotë — mjaftuan që shumë gjëra të merrnin formë. Aty kuptova se ajo që na nevojitet gjithnjë e më shumë është të kthehemi te vetja.
Të shohësh një vend të ri nuk mjafton. Një udhëtim bëhet vërtet i rëndësishëm kur, diku gjatë tij, gjen edhe copëza të vetes. Kur nuk të çon vetëm më larg në hartë, por më pranë asaj që je.
Dy vite më vonë u ktheva në Indi si e ftuar në GITB dhe qëndrova në Raga Svara, një nga qendrat retreat që më ka lënë gjurmën më të fortë. Ayurveda, programet e personalizuara dhe kujdesi i menduar deri në detaj më bindën për diçka: retreat nuk është luks për disa. Është një nevojë që, në forma të ndryshme, e kemi të gjithë.
India është për mua çatia shpirtërore e botës dhe tashmë edhe një pjesë e imja. Do të doja të bëhej pjesë e historisë së çdo udhëtari që nuk kërkon vetëm një destinacion, por një rrugë për t'u kthyer më pranë vetes.
Çfarë është retreat
"Kur ngadalëson ritmin, fillon të dëgjosh atë që përditshmëria mbulon."
Retreat është një udhëtim me qëllim. Një hapësirë ku ritmi ngadalësohet, trupi dëgjohet dhe mendja qartësohet. Jo itinerare të mbushura, por kohë e zgjedhur për t'u rigjeneruar, reflektuar dhe rikthyer në ekuilibër.
Mund ta jetosh vetëm, në çift, me miq apo në grup. Çdo retreat ndërtohet rreth teje — asaj që ndien, asaj që të mungon dhe asaj që ke nevojë të gjesh.
Si e ndërtojmë
Jo qendra më e mirë.
Qendra e duhur
për ty.
Kemi kontrata dhe bashkëpunime me qendra retreat në mbarë botën — të përzgjedhura sipas kategorive dhe buxheteve të ndryshme. Nuk është çështja të gjesh ku janë qendrat më të mira. Çështja është të dish cila është e duhura për ty.
Biseda fillestare
Kuptojmë gjendjen tënde, nevojat dhe çfarë kërkon të gjesh — jo destinacionin, por qëllimin.
Kurojmë opsionet
Nga rrjeti ynë global, zgjedhim qendrat retreat që përshtaten me karakterin, buxhetin dhe kohën tënde.
Informacion i plotë
Para se të nisesh, ke gjithçka — programin, metodologjinë, çfarë të presësh. Nuk nisesh me pasiguri.
Rezervim i sigurt
Ne menaxhojmë çdo detaj — nga rezervimi tek konfirmimi. Ti përgatitesh, ne kujdesemi për pjesën tjetër.
Prezencë gjatë gjithë kohës
Para, gjatë dhe pas udhëtimit — jemi këtu. Eksperienca jote është suksesi ynë.
"E gjithë eksperienca ime e kthen në sukses real udhëtimin e secilit drejt retreat."
— Laura Ferati
Na kontaktoPër kë është
Retreat është
për të gjithë.
Solo
Vetëm ti. Koha dhe hapësira vetëm për ty.
Çift
Kohë cilësore me partnerin — pa zhurmë, pa shpërqendrime.
Grup shoqëror
Me miqtë — eksperiencë e përbashkët që lidh.
Familje
Momente të vërteta së bashku — pa rutinë.
Çfarë thonë
Fjalët e tyre
tregojnë më shumë
se çdo gjë tjetër.
Six Senses · Himalaje
"Six Senses në mes të Himalajeve ishte udhëtimi më i bukur i jetës sonë në çift. Rigjetëm veten dhe njëri-tjetrin."
— A.M.
Retreat · Peru
"Kurrë nuk do ta kishim realizuar udhëtimin tonë drejt Perusë pa suportin tuaj. E kemi jetuar retreatin tonë në nivelin më të lartë energjetik dhe shpirtëror."
— D.B.
Retreat · Bali
"Bali është ishulli i dashurisë, por kurrë nuk e kisha menduar që aty do të dashurohesha me veten. Udhëtimi më i bukur — vetëm i imi."
— E.K.
Osho Center · Pune, Indi
"Retreat ia doli të ma bëjë të mundur udhëtimin tim shpirtëror në Osho Center Pune. Gjithë lehtësirat tuaja bënë që fokusi im të ishte vetëm puna me veten."
— E.F.
Momente nga retreatet e mia
"Netë pa gjumë duke ëndërruar, punuar e projektuar. Mijëra kilometra për t'i kthyer ëndrrat në përvoja. Kam jetuar mbi 50 destinacione dhe sot di saktësisht ku të të çoj edhe ty. Jo thjesht për të ndryshuar vendin ku ndodhesh, por gjendjen në të cilën je. Sepse udhëtimi i vërtetë nuk të çon vetëm diku tjetër. Të çon më pranë vetes."
— Laura Ferati, Retreat Travel Group
Fillo retreat-in tënd
Gati të
kthehesh te vetja?
Na trego çfarë kërkon të gjesh. Ne gjejmë retreat-in e duhur për ty — kudo në botë.
Na shkruani