Eksperienca · Luxury
Pak. Sakt.
Në perfeksion.
Udhëtarët e sotëm të luksit nuk kërkojnë më shumë ditë — kërkojnë pak dhe sakt. Çdo detaj i konfirmuar, çdo moment i planifikuar, zero surpriza.
Fillo bisedën
Luxury sot
Yjet nuk tregojnë
më asgjë.
Koncepti i udhëtimit luxury ka ndryshuar. Strukturat e akomodimit nuk kategorizohen më me yje — por me përvoja dhe standarde. Çadrat e Four Seasons në Serengeti ku shikon safari nga shtrati. Hotelet 7 yje në Dubai. Luksin e gjen sot kudo në botë — edhe në vendet më të largëta.
Por njohja e tregut, detajet dhe planifikimi — ato janë çelësi. Udhëtarët e luksit duan pak dhe sakt. Çdo vit shtohen — dhe t'u shërbesh atyre është privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe. Ata duan çdo gjë në perfeksion. Çdo rezervim të konfirmuar, çdo çmim transparent — pa asnjë surprizë.
Nga jet privat dhe yacht, biznes e first class, suite dhe propozime martese — çdo eksperiencë luxury kërkon studim të thellë të tregut, njohje të brendshme dhe ndërtim të itinerarit të përsosur.
Luksi i vërtetë
Të udhëtosh
pa menduar
për asgjë.
Luksi më i madh nuk është hoteli — është të arrish në destinacion duke pasur çdo gjë gati paraprakisht. Pa humbur kohë duke kërkuar, duke rezervuar, duke koordinuar. Agjenti yt i udhëtimeve e ka bërë të gjithë këtë për ty. Ti vetëm lexon itinerarin dhe udhëton.
Pikërisht kjo ishte ajo që Laura ndjeu si mungesë kur nisi të mendojë për Retreat Travel Group. Nuk kishte agjenci që t'i organizonte gjithçka gati — që t'i tregonte destinacionet ideale, t'i ndërtonte çdo gjë paraprakisht, dhe ajo të mjaftohej vetëm të lexonte itinerarin.
Të udhëtosh vetëm në botë por e sigurt — sepse guidat vendase janë të besuara, akomodimet të përzgjedhura, çdo eksperiencë e testuar më parë. Të udhëtosh mes grave të suksesshme që duan të ndajnë kohën me njëra-tjetrën si dhuratë ndaj vetes. Gjithçka ka lindur nga nevoja dhe mungesa e tregut — dhe kjo e bën shërbimin tonë luxury, ekskluziv dhe në nivelet maksimale.
Filozofia jonë
"Luksi nuk është çmimi — është precizioni i çdo detaji."
Suksesi ynë bazohet në përvojën reale të provuar nga Laura personalisht — e cila i bën kombinimet e duhura, ndërtimet e përsosura të itinerareve dhe rezervimet në çdo detaj.
Gjithçka ndërtohet bazuar në buxhetin dhe kërkesat tuaja. Ju mjafton vetëm të ndiqni itinerarin — ne kujdesemi për pjesën tjetër.
Çfarë kurojmë
Çdo eksperiencë
e imagjinueshme.
Nga ideja tek realiteti — gjithçka e rezervuar paraprakisht, e konfirmuar dhe me çmime pa surpriza.
Akomodimi
Hotele ikonike, vila private, çadra luksoze — zgjedhja bazuar në përvojë reale, jo renditje online.
Transporti
Jet privat, yacht, first class, biznes — çdo opsion i studiuar dhe i rezervuar sipas preferencave tuaja.
Eksperiencat
Akses ekskluziv, vizita private, darkë nën yje — momente të paplanifikueshme vetë.
Rastet speciale
Propozim martese, muaj mjalti, përvjetorë — çdo moment i veçantë i planifikuar në detaj të plotë.
Itinerari i plotë
Çdo rezervim i konfirmuar, çdo çmim transparent — ju ndiqni itinerarin, ne menaxhojmë gjithçka.
"T'u shërbesh udhëtarëve të luksit është privilegj — dhe përgjegjësi e madhe."
— Laura Ferati
Na kontaktoShërbim shtesë
Kur orari juaj
e vendos itinerarin,
jo e kundërta.
Fluturime private me nisje nga Tirana — si pjesë e itinerarit tuaj ose veçmas. Ju zgjidhni orën; ne kujdesemi për operatorin, lejet dhe transferet në të dy skajet.
Nisja
Nga Tirana drejt çdo destinacioni. Avioni dhe operatori zgjidhen sipas distancës dhe numrit të pasagjerëve.
Koha e njoftimit
Nga 48 orë deri në një javë përpara, sipas destinacionit dhe disponueshmërisë së avionit.
Empty legs
Fluturime kthimi bosh me çmim dukshëm më të ulët. Kërkojnë fleksibilitet me datën — por janë mënyra më e arsyeshme për të fluturuar privat.
Ku kemi qenë
Destinacione
të jetuara,
jo të imagjinuara.
AlUla
Arabia Saudite — Our Habitas, Banyan Tree, Hegra, Maraya
Serengeti
Tanzani — safari privat, çadra luksoze Four Seasons
Maldive
Vila private mbi ujë — eksperiencë ekskluzive
Japoni
Eksperiencë ekskluzive — kulturë, gastronomi, ryokan luksoze
Çfarë thonë
Fjalët e tyre
tregojnë më shumë
se çdo gjë tjetër.
Luxury · Japoni
"Nuk e kisha menduar kurrë që e vetmja gjë për të cilën do të mendoja në udhëtimin tim ishte bërja e valixhes — por edhe për atë kishte sugjerime në itinerar. Kjo më bëri të filloj ta shijoj udhëtimin tim drejt Japonisë edhe pa u nisur."
— O.B.
Luxury · Botë
"Shumë vende në botë mendoja se do t'i shikoja vetëm nga rrjetet sociale, nga pasiguria që kisha — por falë punës suaj po kthehemi udhëtarë luksi të mirëfilltë dhe po shijojmë çdo cep të botës."
— K.F.
Luxury · Pushime
"Punoj mjaftueshëm sa të mos e vras mendjen kur nisem me pushime — dhe për mua këtu fillon luksi."
— F.F.
Luxury · Retreat Travel Group
"Ju jeni Ferrari i agjencive."
— B.F.
Momente nga udhëtimet luxury
"Netë pa gjumë duke ëndërruar, punuar e projektuar. Mijëra kilometra për t'i kthyer ëndrrat në përvoja. Kam jetuar mbi 50 destinacione dhe sot di saktësisht ku të të çoj edhe ty. Jo thjesht për të ndryshuar vendin ku ndodhesh, por gjendjen në të cilën je. Sepse udhëtimi i vërtetë nuk të çon vetëm diku tjetër. Të çon më pranë vetes."
— Laura Ferati, Retreat Travel Group
Fillo udhëtimin tënd luxury
Gati për
diçka të përsosur?
Na trego çfarë imagjinon. Ne e ndërtojmë — çdo detaj, i konfirmuar paraprakisht.
Na shkruani