Solo Retreat · 2026
Transformim.
Qetësi.
Rrugëtim
i brendshëm.
Një udhëtim i krijuar posaçërisht për ty — duke kombinuar eksplorimin me mirëqenie, qetësi të brendshme dhe rituale terapeutike.
Fillo bisedën
Çfarë është
Një mundësi e rrallë
për t'u lidhur
me veten.
Solo Retreat është udhëtim i krijuar për individë që duan të udhëtojnë vetëm — duke kombinuar eksplorimin me mirëqenie, meditim dhe aktivitete të zgjedhura me kujdes. Një mundësi për t'u shkëputur nga rutina, për të rigjetur energjinë dhe për të bërë një reset emocional e fizik.
Laura kuron dhe përzgjedh destinacionet, programet dhe itinerarin për ju — sipas ritmit, buxhetit dhe kohës që keni në dispozicion.
Llojet e retreat-it
Çdo shpirt ka
retreat-in e vet.
Spiritualitet & Meditim
Qendra meditative, ashrame, programe të përqendruara në heshtje, prani dhe vetëdije. Transformim i thellë shpirtëror.
Rigjenerim & Longevity
Trajtime terapeutike, programe detox, check-up të avancuara, rigjenerim fizik dhe emocional. Investim real në shëndet.
Kulturore & Transformuese
Eksperienca unike lokale, udhëtim solo i kombinuar me wellness, kurse dhe praktika tradicionale të thella.
Testuar nga Laura
Të provuara vetë.
Jo të reklamuara.
Laura ka ndjekur vetë retreat-e në disa nga qendrat më të njohura të botës — OSHO International Meditation Resort në Pune, qendra wellness në Bali, programe ayurvedike në Sri Lanka, rituale tradicionale në Peru, qendra spa luksoze në Katar.
Këto vende janë testuar, vlerësuar dhe rekomandohen vetëm pas përvojave autentike dhe rezultateve reale. Asgjë nuk rekomandohet pa u jetuar fillimisht.
"Netë pa gjumë duke ëndërruar, punuar e projektuar. Mijëra kilometra për t'i kthyer ëndrrat në përvoja. Kam jetuar mbi 50 destinacione dhe sot di saktësisht ku të të çoj edhe ty. Jo thjesht për të ndryshuar vendin ku ndodhesh, por gjendjen në të cilën je. Sepse udhëtimi i vërtetë nuk të çon vetëm diku tjetër. Të çon më pranë vetes."
— Laura Ferati, Retreat Travel Group
Fillo udhëtimin tënd
Gati për
rigjenerimin e plotë?
Na trego objektivin, buxhetin dhe kohën — ne gjejmë retreat-in e duhur vetëm për ty.
Na shkruani