Summer School · Korrik 2026

Mom & Kids
Retreat.

Një javë edukimi për fëmijët 5–9 vjeç dhe qetësi për nënat — në zemër të Alpeve Zvicerane, St. Moritz.

Rezervo vendin
Mom & Kids Retreat — St. Moritz, Zvicër

Çfarë është

Nxënie dhe
eksperiencë —
bashkë.

Mom & Kids Retreat është java ku të dy palët fitojnë: fëmijët 5–9 vjeç ndjekin një program edukimi veror në Lyceum Alpinum Zuoz — një nga institucionet më prestigjioze të Alpeve Zvicerane — ndërsa nënat gjejnë kohën e tyre të qetësisë në atmosferën e St. Moritz-it.

Ajri i pastër alpin, natyra e Engadinës dhe një program i strukturuar me kujdes — një investim edukimi dhe kujtimesh që zgjasin shumë më tepër se një javë pushimi.


Javët · Korrik 2026

Katër javë.
Zgjidh tënden.

Çdo javë ndjek të njëjtin program — zgjidhni javën që i përshtatet familjes suaj. Çmimi nga 2.690 € — vendet janë të kufizuara.

01

6–10 Korrik

Java e parë — nisja e sezonit veror në Zuoz.

02

13–17 Korrik

Java e dytë — programi i plotë edukativ dhe alpint.

03

20–24 Korrik

Java e tretë — kulmi i verës në Engadinë.

04

27–31 Korrik

Java e katërt — mbyllja e sezonit, po aq magjike.


Si funksionon

Fëmijët mësojnë.
Nënat rigjenerohen.

01

Për fëmijët

Program edukimi veror në Lyceum Alpinum Zuoz — mësim, lojëra dhe natyrë alpine, për moshat 5–9 vjeç.

02

Për nënat

Kohë e qetë në St. Moritz — wellness, shëtitje alpine dhe momente vetëm për veten, ndërsa fëmijët janë në program.

03

Bashkë

Pasditet dhe mbrëmjet janë të përbashkëta — kujtime familjare në një nga vendet më të bukura të Alpeve.

"Netë pa gjumë duke ëndërruar, punuar e projektuar. Mijëra kilometra për t'i kthyer ëndrrat në përvoja. Kam jetuar mbi 50 destinacione dhe sot di saktësisht ku të të çoj edhe ty. Jo thjesht për të ndryshuar vendin ku ndodhesh, por gjendjen në të cilën je. Sepse udhëtimi i vërtetë nuk të çon vetëm diku tjetër. Të çon më pranë vetes."

— Laura Ferati, Retreat Travel Group

Rezervo vendin tënd

Vendet janë
të kufizuara.

Na kontakto për programin e plotë, çmimet sipas javës dhe procesin e rezervimit.

Na shkruani