Programet · 2026

Girls Trip
by Laura Ferati.

Një udhëtim luksoz i kuruar drejt natyrës, kulturës dhe transformimit të brendshëm — ekskluzivisht për gruan që kërkon më shumë.

Apliko tani
Girls Trip by Laura Ferati

Çfarë është

Jo arratisje.
Rikthim tek vetja.

Girls Trip nuk është një arratisje nga jeta. Është rikthim tek vetja — në formën më të bukur, më të pastër dhe më të sigurt. Një udhëtim 4–10 ditor, me destinacione të kuruara me kujdes dhe program të strukturuar me profesionalizëm.

Ky koncept është krijuar nga Laura, bazuar në vite udhëtimesh, retreatesh personale, punë të brendshme dhe eksperienca transformuese me gra nga e gjithë bota.


Rregullat e shenjta

Ritualet e qetësisë,
privatësisë dhe
energjisë së pastër.

01

Vetëm solo

Çdo pjesëmarrëse udhëton vetë — për të krijuar hapësirë të re, njohje të reja dhe distancim emocional nga ritmi i përditshëm.

02

Pa foto në grup

Privatësia është prioritet absolut. Kujtimet ruhen brenda rrethit — jo në rrjete sociale.

03

Grup i kuruar

Profesionet, historitë dhe energjitë janë të balancuara enkas për të nxitur lidhje — jo krahasim.

04

Flitet pak, jetohet shumë

Harmoni, prani, qetësi. Biseda me thellësi, jo zhurmë.

05

Udhëhiqet nga Laura

Çdo Girls Trip është unik. Shteti nuk përsëritet. Grupi nuk ripërsëritet.

"Grup i vogël dhe ekskluziv — maksimumi 8 gra."

— Laura Ferati


Gjatë retreat-it

Një përvojë e kuruar
deri në detajin
më të vogël.

Program i aprovuar dhe i strukturuar profesionalisht. Retreat në nivel luxury, me komoditet maksimal. Yoga, meditim dhe rituale rigjenerimi të mëngjesit. Darka ekskluzive "Champagne Nights". Lexime librash dhe diskutime për transformim personal. Të ftuara speciale vendase ose ndërkombëtare për role model analysis dhe women's wisdom.


Destinacionet 2026

5 pika të energjisë
globale.

Maj / Qershor 2026

Uzbekistan

Spiritualitet · Arkitekturë mistike · Autenticitet. Atmosferë orientale, magjia e Rrugës së Mëndafshit dhe energji e lashtë.

Korrik 2026

Madeira, Portugali

Natyra · Oqeani · Luks i butë. Ishull i qetë dhe i gjelbër — ideal për detox mendor dhe rigjenerim emocional.

Gusht 2026

Tanzania & Zanzibar

Safari · Aventurë transformuese · Luks tropikal. Ngjyra, natyrë e egër, qiell pa fund — safari + oqean.

Tetor 2026

Socotra

Planet tjetër · Natyrë primitive · Qetësi absolute. Për gratë që kërkojnë thellim të pastër të shpirtit.

Nëntor 2026 · 12–15 ditë

Tajlandë · Laos · Myanmar

Tempuj · Kulturë e lashtë · Rrugëtim shenjtëror. Spiritualitet, histori dhe transformim në zemër të Azisë.

Destinacionet e kaluara

Arabi Saudite · Katar · Oman · Egjipt · Marok

Çdo vend ka lënë gjurmë. Çdo grua ka lënë histori. Çdo udhëtim ka krijuar një rreth të ri transformimi.


Procesi i regjistrimit

Ekskluzivitet
dhe zgjedhje
e kujdesshme.

Grupet janë të vogla, deri në 8 pjesëmarrëse, dhe përzgjedhja bëhet me kujdes për të garantuar një përbërje harmonike dhe energji të duhur për çdo rreth.

Kërkohet takim paraprak me Laurën para çdo miratimi. Pas aplikimit, stafi ju kontakton në WhatsApp brenda 24–48 orëve. Pas aprovimit, paguhet depozita dhe vendi konfirmohet.

Çdo grua mund të marrë pjesë vetëm një herë në vit — në mënyrë që t'u japim mundësi edhe atyre që presin prej kohësh të bashkohen.

Apliko tani
"Netë pa gjumë duke ëndërruar, punuar e projektuar. Mijëra kilometra për t'i kthyer ëndrrat në përvoja. Kam jetuar mbi 50 destinacione dhe sot di saktësisht ku të të çoj edhe ty. Jo thjesht për të ndryshuar vendin ku ndodhesh, por gjendjen në të cilën je. Sepse udhëtimi i vërtetë nuk të çon vetëm diku tjetër. Të çon më pranë vetes."

— Laura Ferati, Retreat Travel Group

Rezervo vendin tënd

Vendet janë
të kufizuara.

Maksimumi 8 gra për grup. Na kontakto për të diskutuar pritshmëritë dhe të nisim procesin e aplikimit.

Apliko në WhatsApp