Family Trip · 1–13 Prill 2026

Tokyo · Kyoto
Osaka · Shanghai.

Një udhëtim i pakrahasueshëm familjar — 13 ditë plot kulturë, argëtim, qetësi dhe magji për prindërit dhe fëmijët.

Rezervo vendin

Filozofia

Kujtime që
zgjasin përjetë.

Ky Family Trip është ndërtuar mbi një filozofi të dashur për familjet: të krijojmë kujtime që zgjasin përjetë, të lidhim prindër e fëmijë përmes përvojave të bukura dhe të balancojmë nevojat e prindërve me gëzimin e fëmijëve.

Ky nuk është një udhëtim klasik turistik. Është një program i ndërtuar me kujdes — ku fëmijët argëtohen pa masë, prindërit prekin magjinë e Japonisë, çiftet gjejnë kohë për njëri-tjetrin dhe familjet krijojnë momente të paharrueshme.


Itinerari

13 ditë magjie
në zemër të Azisë.

1–6 Prill · Tokyo

Energjia futuriste + Disneyland

Shibuya, Shinjuku, tempujt, anime dhe kultura pop. Një ditë e dedikuar Disneyland Tokyo — argëtim total për të gjithë familjen.

6–9 Prill · Kyoto

Qetësia shpirtërore & tradita

Fushimi Inari, kopshtet zen, Bamboo Forest, ceremoni çaji dhe kimono experience — prindërit dhe fëmijët zbulojnë botën e samurajve.

9–11 Prill · Osaka

Universal Studios Japan

Mario World, Harry Potter, Minions — të gjitha në një ditë të paharrueshme. Street food, energji dhe adrenalinë për të gjithë.

11–13 Prill · Shanghai

Disneyland Shanghai + Finale

Shfaqjet spektakolare, Bund, skyline i famshëm — dhurata e fundit perfekte për fëmijët dhe një përvojë mbresëlënëse për prindërit.


Balanca

Momente speciale
për prindërit
dhe fëmijët.

01

Parents Night

Një darkë elegante ku baballarët kujdesen për fëmijët dhe nënat shijojnë qetësinë — kohë vetëm për to.

02

Moms Night

Nënat marrin kohën e tyre — baballarët dalin me fëmijët për aventurën e tyre të veçantë.

03

Couple Date Night

Fëmijët kujdesen nga ekipi. Prindërit dalin për një mbrëmje romantike — sepse familja nis nga dyshja.

"Netë pa gjumë duke ëndërruar, punuar e projektuar. Mijëra kilometra për t'i kthyer ëndrrat në përvoja. Kam jetuar mbi 50 destinacione dhe sot di saktësisht ku të të çoj edhe ty. Jo thjesht për të ndryshuar vendin ku ndodhesh, por gjendjen në të cilën je. Sepse udhëtimi i vërtetë nuk të çon vetëm diku tjetër. Të çon më pranë vetes."

— Laura Ferati, Retreat Travel Group

Rezervo vendin tënd

Gati për
aventurën familjare?

Na kontakto — personalizojmë paketën sipas moshave të fëmijëve dhe nevojave të familjes tuaj.

Na shkruani